SPECIALE: Premier Liga angleze më e mira në botë? Dominimi i skuadrave spanjolle në Europë po e dëshmon të kundërtën

Shkruan: Drilon SYLEJMANI

Finalja e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve do të jetë një fotokopje e dy sezoneve më parë, me ç’rast dy skuadra spanjolle do ndeshen për trofeun më prestigjioz të kontinentit të vjetër. Real Madrid dhe Atletico Madrid ritransmetojnë finalen e vitit 2014 të mbajtur në Lisbonë, tashmë në një lokacion tjetër.

Qyteti i modës Milano do i hapë dyert për të pritur dy skuadrat nga Madridi, ndërkohë San Siro do jetë arenë takimi i tyre.

2762692
Të dhënat statistikore tregojnë se kjo është hera e tretë që dy klube të njëjta luajnë dy herë në finale të Ligës së Kampionëve.

Në të kaluarën në finale janë takuar dy herë Liverpooli dhe Milani, si edhe Barcelona dhe Manchester United.

Skuadrat spanjolle e kanë numrin më të madh të titujve të Ligës së Kampionëve. Ekipet spanjolle e kanë fituar 15 herë Ligën e Kampionëve deri më tani, me ç’rast tregon edhe njëherë dominimin e skuadrave spanjolle në kontinentin e vjetër.

“Ne do të rikthehemi përsëri këtu dhe atëherë ne do e fitojmë Ligën e Kampionëve”, kishte thënë Gabi pas finales së humbur në Lisbonë nga Real Madridi.

3110452
Ndërkohë edhe vetë mbretërit e dijnë rrezikun potencial që i pret nga komshinjtë e tyre, prandaj edhe janë të rerzervuar në deklarata.

“Atletico janë një kundërshtar mjaft i papërshtatshëm”, deklaroi Bale pas fitores minimale ndaj Manchester City-t në gjysmëfinale. “Ne jemi gati edhe pse gjasat do jenë 50-50”, deklaroi Zidane pas kualifikimit për në finale.

Real Madrid players celebrate a goal during the Champions League semi-final second leg football match between Real Madrid CF and Manchester City at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid on May 4, 2016. / AFP / GERARD JULIEN        (Photo credit should read GERARD JULIEN/AFP/Getty Images)
Real Madrid players celebrate a goal during the Champions League semi-final second leg football match between Real Madrid CF and Manchester City at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid on May 4, 2016. / AFP / GERARD JULIEN (Photo credit should read GERARD JULIEN/AFP/Getty Images)

Por sidoqoftë kryeqyteti spanjoll Madridi do të festoon edhe një trofe tjetër të Ligës së Kampionëve më 28 Maj, ajo që mbetet dilemë është sheshi ku do festohet titulli. Kjo edhe njëherë dëshmon supermacinë e skuadrave spanjolle në Europë, duke mbretëruar totalisht në vitetet e fundit të futbollit.

Europa Ligë është një tjetër dëshmi që tregon ‘pushtetin’ e spanjollëve në kontinentin e vjetër. Sevilla është kampion i dyfishtë në dy sezonet e fundit, ndërsa këtë edicion ka mundësi të bëjë tripletën. Në duelin tjetër nëse Villarreal ruan epërsinë e ndeshjes së parë ndaj Liverpool-it, atëher edhe në Ligën e Europës do kemi një finale spanjolle, me ç’rast do shkruhej historia me shkronja të arta.

download-658x370
Pavarësisht ngritjes së drejtave televizive në ishull dhe rivalitetit të madh, Europa mbetet “Thembra e Akilit” për momentin.

/Gazeta Sheshi/