Real-Ateltico, lajm befasues para finales

Real Madridi është favorit për ta fituar finalen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Ky është verdikti i sondazhit që e ka bërë gazeta madriliene, “Marca”.

55% e votuesve mendojnë që Reali do ta fitojë këtë ndeshje, ndërsa 45%-shi tjetër kanë votuar për Atleticon.

Finalja e madhe mes Realit dhe Atleticos zhvillohet më 28 maj në “San Siro” të Milanos.