Mogherini pozitës dhe opozitës: Më vjen mirë që BE mundet t’ju bëjë bashkë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherni, në seancën solemne me rastin e rekomandimit të liberalizimit të vizave nga Komisioni Europian për liberalizim të vizave ka thënë se është shumë e lumtur që në sallën e Kuvendit janë të pranishëm edhe pozita dhe opozita.

Shefja për Politike të Jashtme e Bashkimi Europian, Federica Mogherini, në fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës ka cekur faktin që opozita pas një kohe është kthyer në Kuvend. Mogherini ka shtuar se është e lumtur që Bashkimi Europian e ka bashkuar vendin.

“Jam shume e gëzuar që opozita dhe pozita janë së bashku. Jam shumë e lumtur që BE’ja e bëri vendin e bashkuar. Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe, por Kosova po e përjeton këtë vendim shumë mirë”, ka shtuar ajo.

Por, Mogherini po ashtu dha një këshill për partitë kosovare. Ajo tha se është e nevojshme një demokraci e re dhe e përgjithshme do të bënte që udhëheqësit të ulen në një tavolinë dhe të zgjidhin krizën.

Diplomatja e BE’së po ashtu tha se vendimi i Komisioni Europian për Kosovën nuk është duke u festuar vetëm në Kosovë por edhe në BE.

“Kjo është një ditë e renëdësishme për Kosovën dhe njerëzit e saj. Një javë shumë e mirë për Kosovën. Nuk dua të marr merita për pranimin në UEFA, por dje arritën një sukses të madh. Kjo falë punës së madhe të përbashkët. Sot duhet të bëhen planifikimet për të ardhmen e përbashkët. Liberalizimi i vizave nuk festohet vetëm në Kosovë, por edhe Bashkimi Evropian po feston”, ka thënë ajo.

Mogherini ka shtuar se dialogu Prishtinë-Beograd, nën lehtësimin e saj, ka arritur që ta bëjë jetën më të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe prandaj nga ky dialog nuk duhet të ketë frikë askush.

Mogherini ka folur edhe për Asociacionin e Komunave Serbe, duke thënë se në Kosovë nuk do të krijohet një qeveri paralele.