Dhuratë nga një Mercedes Benz

Bizmesmeni tailandez i Leicester City-t, Vichai Srivaddhanaprabha, ka vendosur t’i bëjë nga një dhuratë të shtrenjtë 30 lojtarëve të ekipit të tij që fituan titullin kampion në Premier.

Vërtet nuk do të ketë para ekstra për titullin, por pas udhëtimit falas në Las Vegas lojtarët do të kenë shumë shpejt në duart e tyre dhe nga një Mercedes B­Class Electric Drive me një vlerë prej 42 mijë eurosh. Sigurisht që një shpenzim i tillë nuk është asgjë për bosin e Leicesterit që ka një pasuri prej 2.5 miliard eurosh.

Mercedes-Benz-B-Class-Electric-Drive
Ky është një tjetër akt i veçantë i bosit të Leicesterit, i cili gjatë këtyre kohëve ka menduar edhe për tifozët të cilët kanë birra falas përpara çdo ndeshje të Lesterit në fushën e tyre