“Vardy vinte i dehur në stërvitje, tani ka ndryshuar”

Suksesi i Leicester City është një ëndërr e bërë realitet. Por, si për ta bërë edhe më të veçantë suksesin e tyre, është historia që mbart mbi supe secili prej futbollistëve të këtij ekipi. E sigurisht që në krye qëndron sulmuesi Jamie Vardy.

Deri përpara një viti askush nuk e njihte atë. Disa sezone më parë aktivizohej në radhët e Fleetwood Town, ekip që militon në kategorinë e dytë në Angli, e më pas për tu transferuar tek “Dhelprat”.

Por, aventura e tij tek kampionët e Anglisë nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe këtë fakt e konfirmon Zëvëndës Presidenti i Leicester.

“E transferuam nga klubi i Fleetwood Town. Fakti që ai vinte nga një kategori më inferiore e lejonte atë të konsumonte alkool pothuajse çdo ditë. Unë nuk isha në dijeni të këtij fakti, derisa një ditë më njoftuan se ai vinte i dehur në stërvitje.

Vendosja të flisja më të dhe më tha se nuk dinte se çfarë të bënte me aq shumë para. Por, më premtoi se nuk do të pinte më dhe kështu ndodhi. Unë besoja shumë tek aftësitë e tij, por se do të arrinte një shpërthim të tillë brenda një viti, këtë nuk e prisja”.