Busquets rinovon me Barcelonën

Sergio Busquets do vazhdoj të luajë edhe për shumë vite tek Barcelona. Vendimi tashmë është marrë dhe vetëm pritet finalizimi i saj ndërmjet dy palëve, futbollistit dhe drejtuesve të klubit azulgrana. Mesfushori spanjoll do të rinovojë kontratën e tij deri në vitin 2019 dhe sigurisht se do të ketë një ngritje page, transmeton Gazeta Sheshi.

Megjithëse mesfushori vazhdon të ketë një klauzolë prej 150 milionë eurove për largimin e tij, një gjë e tillë ka pak mundësi të ndodh, pasi është vetë Busquets që e dëshiron qëndrimin e tij në Camp Nou.

Në deklaratat e tij të mëparshme vetë futbollisti kishte deklaruar se skuadrën do ta ndërronte vetëm me kërkesën e gruas së tij dhe trajnerit Pep Guardiola.

Mirëpo sidoqoftë ai do vazhdon të qëndrojë tek Barcelona edhe për shumë vite të tjera.

/Gazeta Sheshi/