Emocionuese/ Vokrri: Mos ua ndaloni të rinjve kosovarë të luajnë në Europë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në fjalimin e tij para kongresmenëve në Budapest, ka kërkuar nga ta që ta pranojnë Kosovën në UEFA pasi në këtë mënyrë do të bëhej padrejtësia më e madhe në botë – do t’u ndalohej te rinjve kosovare të luajnë në Europë, përcjellë Gazeta Sheshi.

“Mos ua ndaloni të rinjve kosovar të luajnë në Europë. Kosova dhe Serbia tashmë kanë nënshkruar një marrëveshje që nuk ndalon shtetet të jenë pjesë e organizatave europiane”, theksoi Vokri.

Kujtojmë që Kongresi i UEFA-s nuk ka miratuar ndryshimet statutore.

33 vota ishin pro dhe 21 kundër ndryshimeve të nenit të shtatë.

Neni i shtatë thotë se në UEFA nuk mund të pranohet asnjë shtet që nuk ka ulëse në OKB.

/Gazeta Sheshi/