89-shi nënshtron liderin, goleada i takon Prishtinës

Të dielen zhvillohen edhe pesë takime të tjera të Raiffaisen Superligës, deri sa vëmendja do jetë në Mitrovicë, me ç’rast zhvillohet dueli kryesor i kësaj jave ndërmjet Trepçës ’89 dhe Feronikelit.

Takimi do gjykohet nga ‘bilbili’ kryesor Kreshnik Vula, i asistuar nga B.Morina, B.Kepuska, dhe gjyqtari i katërt I.Shuleta.

Trepça ’89 – Feronikeli 3:1

Përfundon ndeshja. Fitore e merituar e Trepçës ’89.

86′ Gol… Mark Milicaj i mysafirëve realizoi nga gjuajtja e lirë me ndihmën e një futbollisti vendas që devijoi topin.

65′ Është momenti i Arben Beqirit ky. Intervenim fantastik i gardianit vendas derisa ndal një gjuajte fantastike të Doshlakut.
64′ Argjend Bardhi provon nga distanca, mirëpo Beqiri në vend. Mbetet pa gol Feronikeli.

59′ Gol… Debakël i liderit. 89-shi ka realizuar edhe golin e tretë. Në fakt, ishte autogol i Ardian Limanit.

53′ “Nikli” me një lojtar më pak në terren. Astrit Thaçi merr kartonin e dytë të verdhë.

50′ Bujar Idrizi shërben mjaft bukur brenda zonës Kurtishajn që gjuan lartë mbi portë.
47′ Kurshtishaj fantastik me një goditje nga distanca, shtylla e shpëton Nezirin nga goli i tretë në këtë ndeshje.
Nis pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë.
40′ Isa Eminhazeri rrezikon seriozisht nga afërisia, mirëpo gjuan pranë portës me kokë.

35′ Mendurim Hoti detyrohet të largohet nga loja, pas një lëndimi. Argjend Bardhi inkuadrohet në lojë.

25′ Lojë fantastike e skuadrës vendase. Adeleke po u shkakton shumë telashe mbrojtjes udhëtuese.

19′ Gol… Blerand Kurtishaj nuk gabon nga pika e bardhë.

18′ Penallti për Trepçën ’89. Shpëtim Idrizi pengohet brenda zonës nga Thaqi. Vula nuk hamendet dhe tregon ne 11 metërsh.

12′ Rast fantastik për vendasit, Adeleke dështon të gjuajë i vetëm me Nezirin. Gërbeshi eviton golin e dytë.

Gol 3′… Realizon Trepça ’89 me Argjend Mustafën. Supergol i tij.

Nis ndeshja.

Trepça ’89: Beqiri, B.Idrizi, Turku, Potoku, Hasani, D.Mustafa, A.Mustafa, Sh.Idrizi, Pevqeli, Adeleke dhe Kurtishaj. Trajner: Gani Sejdiu.

Feronikeli: Neziri, Doshlaku, Limani, Gërbeshi, Shala, Thaqi, Qorri, Milicaj, Emihaziri, Hoti dhe Lirovreka. Trajner: Afrim Tovërlani.

Prishtina – Drita 3:2

Përfundon ndeshja dramatike.

4 minuta lojë shtesë në kryeqytet.

86′ Labinot Osmani shpërdoroi një rast ideal. E pamundur kjo…

80′ Gol… Florim Berisha deshi të krosojë, por topi rastësisht shkoi në portën e Visar Bekajt që e lëshoi gabimisht hapësirën e tij. Drita ngushton epërsinë dhe ‘nxen’ ndeshjen.

73′ Gol… Shqipërim Kelmendi ngushton epërsinë e Prishtinës. Kjo ishte goditja e parë e Dritës në portën e vendasve.

61′ Gol… Mesfushori Petrit Osmani realizoi një gol tejet të bukur për ta shpartalluar Dritën.

60′ Shend Kelmendi e shërbeu Osmanin, i cili nga afërsia nuk shënoi.

54′ Gol… Shënon Kreshnik Lushtaku me kokë pas asistimit të përkryer të Labinot Osmanit.

Nis pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45′ Drita nuk e ka rrezikuar as edhe të vetmën herë Prishtinën.

40′ Pas golit të pësuar, Drita po angazhohet më shumë.

34′ Gol… Labinot Osmani kalon Prishtinën në epërsi. Gentrit Begolli harkoi nga gjuajtja e lirë drejt e në kokën e Liridon Kukajt për ta vazhduar topin te Osmani, i cili po ashtu me kokë thyen “bunkerin” gjilanas.

30′ “Bunker” i ndërtuar nga Sadat Pajaziti i Dritës që nuk po i lejon Prishtinës të realizojë.

27′ Prishtina po dominon, gjilanasit po mbrohen me të gjitha forcat.

Plisat dhe Intelektualët po krijojnë atmosferë impozante.

8′ Prishtina më kërkuese në minutat e parë, por Drita e vëmendshme.

Nis ndeshja.

Prishtina: Bekaj – Thaqi, Milloviç, Kukaj /c/, Dumani – Boshnjaku, E. Krasniqi, P. Osmani – Begolli, Lushtaku, L. Osmani. Zevendesues: Kolshi, Islami, D. Krasniqi, Dajaku, Kelmendi, Abdul, Hyseni. Trajner: Fadil Osmani.

Drita: Halili – Baxhuku, Hashani /c/, Haliti, Berisha, Ajdari, Sejdiu, Kelmendi, Shabani, Shillova, Ramadani. Trajner: Sadat Pajaziti.

Gjyqtarë: G.Shala, A.Ejupi, I.Kabashi, S.Isufi

Besa – Llapi 2:0

Përfundon dueli në “Shahin Haxhiislami”.

Tre karton të kuq në kohën shtesë. Fisnik Papuqi e Fetim Kasapi të Besës përjashtohen ashtu sikurse Dardan Jashari i mysafirëve.

88′ Besa po luan me një lojtar më pak pas përjashtimit të Albert Dabiqajt.

75′ Llapi kurrsesi të rikthehet në lojë. Këtë nuk po e lejon Besa e mobilizuar.

58′ Rexha nga një afërsi prej rreth dhjetë metrave nuk qëllon cakun.

Nis pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

35′ Gol… Fatih Karahoda dyfishon epërsinë e Besës pas harkimit të mirë të Fetim Kasapit. Llapi po luan si i humbur në Pejë.

23′ Gol… Besa zhbllokon rezultatin. Kastriot Rexha nga afërsia me një goditje të saktë mposhti Hysenin.

10′ Fatih Karahoda i Besës shpërdoron një mundësi të mirë pas asistimit të Përparim Osmanit. Më herët, portieri llapjan, Fation Hyseni reagoi bukur në dy raste.

Nis ndeshja.

F.Tahiri, E.Baliqi, S.Haziri, M.Bejtullahu

Gjilani – Drenica 2:1

Përfundon sfida. Fitore e vështirë e Gjilanit.

85′ Drenica po dominon…

80′ Gol… Granit Arifaj e kthen në lojë Drenicën me një gol mjeshtëror.

77′ Gol… Gëzim Rusi kaloi disa mbrojtës, pastaj edhe portierin Ymeri dhe bashkë me topin futet në rrjetë.

50′ Shala ka humbur penalltinë dhe lëshon rast për ta dyfishuar epërsinë e Gjilanit.

Nis pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

38′ Granit Arifaj i mysafirëve lëshoi një mundësi të artë.

33′ Gjilani në kërkim të golit të dytë përballë Drenicës që nuk po arrin ta marrë veten.

5′ Gol… Eurogol i Arbër Shalës së Gjilanit direkt nga këndi.

Nis ndeshja.

B.Jahmurataj, A.Latifi, F.Abrashi, B.Gashi

Vushtrria – Liria 0:0

Përfundon ndeshja. Një pikë e mirëseardhur për Lirinë, Vushtrria në Ligën e Parë.

Tre minuta shtesë. Nuk ka ende gola në Vushtrri

79′ Ende nuk ka gola në “Ferki Aliu”.

51′ Portieri Armend Ruxhi ia mohoi golin Maxhunit.

49′ Bajram Zuqaku i vendasve nuk realizoi nga një mundësi e mirë.

Nis pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45′ Daut Maxhuni i vendasve goditi tërthorësen. Rasti më i mirë i ndeshjes.

42′ Përpjekje të parreshturra të vushtrriasve që kurrsesi nuk po arrijnë të shënojnë.

34′ Iniciativë e Vushtrrisë, por pa konkretizim.

21′ Lojë e baraspeshuar në “Ferki Aliu”.

Nis ndeshja.

T.Maloku, E.Zeqiri, B.Rama, M.Baliu.

/Gazeta Sheshi/