Trezeguet: “Këto dy ekipe i duan të gjithë në finale të Champions Leagues”

Real Madridi ka barazuar me Manchesterin Cityn pa gola në Eithad Stadium. Ish-bashkëlojtari i Zinedine Zidane tek Juventusi dhe kombëtarja e Francës,Trezeguet, ka një shpjegim për mos arritjen e shënimit të golit nga Real Madridi në tempullin anglez.

“Ishte një ndeshje shumë e mbyllur dhe e studiuar mirë. Në parim, mungesa e Cristianos ishte e rëndësishme për Real Madridin, të cilët humbën një lojtar me talent të madh. E dimë rëndësinë që e ka prezenca e tij në fushë dhe se trajneri e deshiron të gatshëm për ndeshjen e dytë, çka do të jetë ndryshe nga ndeshja e parë”, tha legjenda franceze.

“Cristiano ka treguar se sa i rëndësishëm është iindividualisht dhe kolektivisht. Nuk është kot gjithmonë në mesin e 3 lojtarëve më të mirë në botë”, shtoi ish-lojtari i Francës.

Trezeguet, sidoqoftë, është i bindur se në Santiago Bernabeu, se Reali do t’i mposht ‘qytetaret’. Në fakt ai i ka në mendje edhe kandidatet për finale. 

“Mendoj se finalja e deshiruar nga të gjithë është ajo në mes Real Madridit dhe Bayern Munich, por në këto rrethana nuk ka favorit. Barcelona fantastike u eliminua nga At.Madrid. Nuk ka të bëj vetëm me anën taktike, është poashtu emocionale”, përfundoi Trezeguet.