Lajm fantastik për tifozët e Realit

Pas shumë peripecive sulmuesi francez i Real Madrid-it, Karim Benzema, i’a ka dalur të riaftësohet për duelin kthyes të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve, me ç’rast mbretërit i bëjnë ‘konak’ skuadrës angleze Manchester City.

Megjithëse sulmuesi francez nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e rradhës që madrilienët e zhvillojnë në kuadër të La Liga-s në Anoeta ndaj Real Sociedad, Benzema ka paralajmëruar rikthimin për të mërkurën mbrëma.

Mësohet se tekniku i mbretërve, Zinedine Zidane, ka thënë se nuk dëshiron të rrezikojë me Benzeman pa qenë në formën e tij optimale apo thënë ndryshe 100% e tij.

/Gazeta Sheshi/