Golf GTI modeli më i ri në treg

Golf vjen në treg me modelin më të ri GTI, modeli më i fuqishëm deri me sot.

Modeli është i pajisur me motor me katër cilindra, 2.0-litër me 305 kuaj fuqi, për ta bërë këtë veturë sa më të lehtë janë hequr ulëset e pasme. Modeli ka një transmetues automatik “DSG” dhe është mjaft i shpejtë ku nga 0 deri në 100 km/h arrin vetëm për 6 sekonda.

Ky model nuk do të jetë shumë i përshtatshëm për familje por është jashtëzakonisht i shpejtë, prodhimi i këtij modeli është i kufizuar në 5,000 njësi.