Futbollisti i Arsenalit i kishte kërkuar këpucët Ronaldinho-s

Ronaldinho ishte një ndër lojtarët më të pëlqyer në Europë nga tifozët dhe jo vetëm. Braziliani ishte model për shumë futbollistë të rinj dhe me të vjetër. Mirëpo njëri nga ta që sot është ylli në ngritje tek Arsenal-i, i ka kërkuar atij këpucët, transmeton Gazeta Sheshi.

Hector Bellerin, anësori i djathtë i topçinjëve ka zbuluar një sekret të jetës së tij, duke treguar se kur kishte qenë në akademinë e famshme të Barcelonës (La Massia) i kishte kërkuar Ronaldinho-s këpucët e futbollit.

“Gjatë kohës sa isha te Barcelona i kërkova Ronaldinho-s këpucët e futbollit Tiempo të Nike-s, pasi kisha përshtypjen se ato ishin më të shpejta. Në fillim unë kam qenë një sulmues, mirëpo me kalimin e kohës jam kthyer prapa dhe kam përfunduar një mbrojtës”, deklaroi Bellerin.

Tani futbollisti i Arsenal-it ka nënshkruar kontratë profesionale me markën e njohur të veshmbathjeve Puma duke shkruar emrin e tij mbi to dhe flamurin spanjoll.

3081472 3081482
/Gazeta Sheshi/