Si të fshini mesazhin përpara se personi tjetër ta lexojë atë

Jeni penduar ndonjëherë pasi keni dërguar një mesazh? Sigurisht që po, të gjithëve na ndodh.

Por, tashmë nuk duhet të shqetësoheni për këtë, pasi ekziston një mënyrë për ta fshirë mesazhin nga telefoni i marrësit përpara se ai ta lexojë atë.

Aplikacioni i quajtur “Privates” që është menduar kryesisht për të siguruar thirrje të sigurta i lejon përdoruesit për të tërhequr mesazhet e dërguara tashmë.

Përdoruesit mund të fshijnë mesazhin e dërguar për sa kohë ai nuk është lexuar deri në 12 orë. Por nëse nuk e dini nëse mesazhi është lexuar apo jo nga marrësi, ky aplikacion ju ofron edhe një opsion tjetër i cili ju njofton në momentin kur mesazhi është lexuar nga marrësi.

Aplikacioni është falas për t’u shkarkuar, por aktualisht është në dispozicion vetëm për  iOS por  së shpejti pritet të vihet në dizpozicion edhe për Windows dhe versionet Android./tvklan.al