Seksi, fjala për femrat

Misterioz dhe kompleks, por para së gjithash, shumë pak i studiuar. Po flasim për orgazmën e femrave. Vazhdon të debatohet ende për pikën G, “butonin” e kënaqësisë. Flitet për orgazmën vaginale dhe klitorale, por nuk ka asnjë kërkim shkencor për kënaqësinë seksuale të femrave. Kush janë teknikat më të mira për ta arritur atë?

Mbi këtë argument ka shumë shkrime që përshkruajnë me detaje “mënyrat për të kënaqur femrën”. Por janë gjëra të shkruara nga meshkujt për meshkujt, të përqendruara në penetrim dhe në kënaqësinë e mashkullit.

Studiues të Universitetit të Indianës në SHBA kanë vendosur të zbulojnë misterin e orgazmës femërore. Të udhëhequr nga Debby Herbenick, kanë marrë rrëfimet e 2000 femrave të moshës 18-90 vjeç, të cilat kanë treguar dhe shpjeguar me detaje mënyrat se si i pëlqen të bëjnë dashuri.

Është zbuluar se pavarësisht moshës, femrat përdorin teknika të ngjashme për të pasur një kënaqësi më të madhe. Gjatë masturbimit, ato qëndrojnë në prag të eksitimit, duke ndërprerë prekjen e vetes pak para orgazmës, për të nisur sërish nga e para. Ka edhe nga ato që përqendrohen në ritmin e lëvizjes (8 femra në 10).

Sipas studimit, rëndësi kanë edhe fjalët. “Nëse nuk gjen fjalët e duhura, gjithçka bëhet më e vështirë. Është si të provosh një recetë të re pa njohur dozën apo përbërësit. Femrat që janë në gjendje që të tregojnë se çfarë duan në seks, kanë marrëdhënie më të mira”, thotë Herbenick.