Raul nuk e priti këtë nga Zidane

Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzales ka mbetur i befasuar me Zinedine Zidanin. Spanjolli nuk ka menduar asnjëherë se ylli francez do të bëhej trajner

Zidane dhe Raul kanë luajtur te Real Madridi nga viti 2001 deri në vitin 2006.

“Kur ne ishim lojtarët, unë nuk e besoja se Zidane do të bëhej trajner. Por, kur ka dalë në pension, ai e mori vendimin për t’u bërë një trajner”, ka deklaruar Raul.

“Tani është e qartë se ai është shumë i lumtur që ka pasur këtë mundësi të madhe për të punuar me ekipin e parë. Ai ka bërë gjëra të mëdha në luftën për titull dhe i uroj atij çdo sukses”, ka theksuar ai.