Brukseli shqyrton masa të reja për Maqedoninë

????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

Brukseli nuk ka hequr dorë nga vendosja e masave të reja ndaj Maqedonisë pas dështimit të Marrëveshjes politike dhe mospërmbushjes së reformave urgjente prioritare.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, ka thënë se situata të Maqedoni vazhdojë të paraqet shqetësim për Brukselin. Sipas saj, unioni ka mbetur pa opsione për të ndërhyrë në zgjedhjen e krizës, në dorë ka vetëm vendosjen e sanksioneve ndaj vendit.

“Situata mbetet ende shumë shqetësuese për ne. Ne mbetemi në dispozicion, por siç e përsëritëm disa herë tashmë përgjegjësia për zgjidhjen e krizës politike në vend është në duart e liderëve politik”, tha Kocijancic.

Përveç masave të reja, Brukseli kishte kërcënuar Turqinë për pezullimin e rekomandimit për çeljen e negociatave me Maqedoninë si dhe futjen në listën e zezë të Shengenit të politikanëve të pushtetit.

Komisionari evropian Johanes Han, pak kohë më parë theksoi se nëse vendi organizon zgjedhje jo të besueshme, qeveria e re nuk do të njihet ndërkombëtarisht.

Ndërkaq, për të vlerësuar klimën politike dhe atë parazgjedhore në Shkup qëndron edhe një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.