NBA, Cleveland mbyll llogaritë me Pistons

Cleveland Cavaliers është skuadra e parë e Konferencës së Lindjes që kualifikohet në raundin e dytë të ndeshjeve play-off pasi e mbylli në 4-0 serinë e përballjeve me Detroit Pistons. 98-100 për Cavaliers përfundoi kjo përballje e luftuar në parketin e Pistons, ku protagonist absolut ishte Irving me 31 pikë, ndërsa LeBron James shtoi 22 pikë të tjera.

Në katër takimet e fiturara ndaj Pistons, Irving kishte një mesatare prej 27.5 pikësh për ndeshje, një statistikë kjo që duket sikur lë në hije mbretin James, i cili në fakt ka punuar shumë pas kuintave për të ndihmuar shokët e skuadrës.

Në fakt Detroit ishte shumë pranë suksesit, por në gjuajtjen e fundit Reggie Jakson i shqetësuar nga Irving nuk arriti të shënonte.

Ndërkohë Boston Celtics arriti të triumfonte në kohën shtesë 104 – 95 ndaj Atlanta Hawks, duke barazuar 2-2 serinë e përballjeve mes tyre.

Koha e rregullt u mbyll në baraspeshë të plotë 92 – 92, por pikërist në shtesë Celtics ruajtën qetësinë duke shënuar 12 pikë përkundrejt 3 pikëve të Hawks.

45 pikët të realizuara nga Milsap, nuk i mjaftuan Atlantës për të triumfuar në “TD Garden” të Bostonit, ku sukesi për vendasit erdhi pas një loje të shkëlqyer kolektive. Celësi i suksesit për Celtics ishte Marcus Smart, i cili erdhi nga stoli për të ndalur pikërisht më të mirin e Hawks, Milsap, i cili në 5 minutat e fundit të periodës së katërt dhe në kohën shtesë realizoi vetëm 4 pikë.