Gjilanit i largohet “gladioatori”

Futbollisti vushtrrias që luan për Gjilanin, Bahri Kera siç duke më nuk do të jetë pjesë e futbollit kosovar.

Mesfushori pritet të udhëtojë në Gjermani ku do të vazhdojë të jetojë në të ardhmen.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit gjilanas në Facebook.

”Faleminderit Gladiator! KF Gjilani dhe Skifterat e falënderojnë përzemërsisht Bahri Kerën i cili ka djersitur ngjyrat “kuqebardh”. Bahri Kera do të fillojë një jetë të re në Gjermani dhe ne i dëshirojmë shëndet dhe suksese në karrierë. Do të na mungosh Bahri!”, shkruan faqja e Gjilanit.