Krasniqi përfundon aventurën në evropian

Aventura e Distria Krasniqit në Kampionati Evropian i xhudos, i cili po mbahet në Kazan të Rusisë, ka përfunduar herët.

Xhudistja kosovare është eliminuar qysh në rrethin e parë, në kategorinë 52 kilogramë, pasi u mund nga spanjollja, Laura Gomez.

Kurse, xhudistët tjerë nga Kosova, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Akil Gjakova shumë shpejt pritet të garojnë me kundërshtarët e tyre.