Zyrtare: Kjo skuadër e madhe e shkarkon trajnerin

Michel është shkarkuar nga posti i trajnerit të Olympique Marseille.

Olympique Marseille ka shkarkuar trajnerin Michel, ka njoftuar klubi nga Ligue 1 të martën.

“Marrë parasysh sjelljen e Michelit, në tri javët e fundit, Olympique Marseille ka vendosur ta suspendojë atë, dhe shkarkojë nga detyra”, thuhet në komunikatën e klubit.

Marseille ka shtuar se asistenti Franck Passi do ta drejtojë ekipin deri në fund të këtij sezoni.