Perez vendos për Navas dhe De Gea

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez duket se është bindur se Keylor Navas duhet të qëndrojë dhe të jetë zgjedhja e parë e trajnerit Zinedine Zidane.

Verën e kaluar ai kishte kërkuar transferimin e David de Geas dhe gjithçka kishte dështuar vetëm pas vonesave në dokumentacion.

Por, tashmë ai beson se Navas është zgjedhja e duhur dhe gjatë verës së ardhshme nuk do të tentojë transferimin e portierit të Manchester Unitedit, De Gea, shkruan Fichajes.net.

Navas ka qenë i jashtëzakonshëm këtë edicion me Realin dhe një prej më të mirëve në Evropë.