Neymar godet futbollistin e Valencia-s, rrezikon suspendimin (Video)

Barcelona ka koleksionuar një tjetër zhgënjim në “Camp Nou”, duke humbur 1­2 kundër Valencias. Sulmuesi brazilian, Neymar është cilësuar si një nga më të dobëtit në fushë dhe në fund të takimit ka bërë një gjest të shëmtuar që mund të marrë shumë shpejt një dënim.

Lojtarët e Valencias kanë qenë duke festuar fitoren, ndërsa Neymar është afruar me ta dhe ka goditur mbrojtësin Antonio Barragan ku më pas është larguar sikur të mos të kishte ndodhur gjë.

Mediat spanjolle raportojnë se pas ndeshjes grindja ka vazhduar në tunelin e “Camp Nou”­ dhe Neymari ka hedhur një shishe drejt mbrojtësit të Valencias, duke bërtitur “mbylle gojën, unë fitoj dhjetë herë më shumë se ti!”.

Një gjest të tillë të shëmtuar, Neymar e kishte kryer edhe në Kupën e Amerikës ku ka marrë një dënim prej 4 ndeshjesh ndaj dhe sulmuesi brazilian nuk do të shpëtojë as këtë radhë ku dënimi mund të jetë i njëjtë.