Feston golin duke pirë birrë

Terry Dodd një futbollist që vjen nga ligat amatore në Angli ka bërë një gjest tejet të guximshëm sa edhe të shëmtuar. Pas realizimit të një goli përballë skuadrës Halisham Town, ai ka vrapuar për të festuar me tifozët, me ç’rast edhe ka pirë një gotë birrë, transmeton Gazeta Sheshi.

Dodd kishte realizuar het-trik në fitoren e lartë të skuadrës së tij 11-1, mirëpo asgjë nuk e amniston nga ky veprim tejet i shëmtuar.