Toti grushte me Spaletin pas ndeshjes? Ja çfarë shkruan shtypi italian

Francesko Toti u rikthye te goli me Romën duke shpëtuar ekipin e tij nga humbja në transfertë.

Ndeshja mes Atalantës dhe Romës u mbyll 3-3 dhe Toti realizoi golin e tretë në minutën e 86′. Por marrja e një pikë ndaj Atalantës duket se nuk e ka kënaqur trajnerin Spaleti, i cili pretendon zonën Champions me skuadrën e Romës.

Pas përfundimit të ndeshjes, mediat italiane shkruajnë për një sherr mes tij dhe Totit. Madje gazeta më e madhe sportive në Itali “La Gazzetta dello Sport’, shkon deri aty se ngre pikëpyetje për një përplasje fizike mes tyre, por pa e konfirmuar zyrtarisht këtë.

Ajo që dihet me siguri është që si trajneri, ashtu edhe kapiteni, nuk i kanë ulur tensionet mes tyre dhe kjo situatë, duket se nuk shkon në favor të ekipit roman.