Skuadra angleze befason Mourinhon

Nëse Jose Mourinho nuk e merre drejtimin e Manchester Unitedit në fund të këtij sezoni, portugezi e ka një punë tjetër të sigurt.

Sipas tabloidit britanik, Daily Star, drejtuesit e Evertonit kanë shfaqur interesim që Jose Mourinhon ta emërojnë trajner të ri të skuadrës

Ish trajneri i Realit, Interit dhe Chelseas shihet si një zëvendësim potencial për Roberto Martinezin.

Everton e ka rregulluar çështjen financiare, pasi pjesë e klubit është bëtë edhe miliarderi Farhad Moshiri.

Përveç Mourinhos, kandidat për ta marrë drejtimin e Evertonit janë edhe Davide Moyes, Ronald Koeman dhe Frank de Boer.