Leicesteri ndalet por nuk humbet (Video)

Leicester më në fund është ndalur në një ndeshje që ka rezultuar dramatike në fund. Ekipi i Claudio Rainerit ka barazuar 2-2 ndaj West Ham United.

Protagonisti absolut i kësaj sfide ishte Vardy si për mirë ashtu edhe për keq. Ai shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij që në minutën e 18-të, por la thuajse në të gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak, pasi u largua nga fusha me dy kartonë të verdhë.

Të besuarit e Rainerit ruajtën me shumë sakrifica rezultatin deri në fund minutën e 83-të, por më pas miqtë barazuan shifrat me Carrolll nga pika e bardhë dhe më pas shënuan edhe golin e avantazhit me Kresuell 3 minuta më vonë.

Gjihssi kur shpresat ishin thuajse zero, në fund arbitri jep një 11-metërsh, teksa kthehet në gol nga Uloua.