Të gjitha detajet rreth grupit të Shqipërisë në “Euro 2016”

Kampionati Evropian në Francë po afrohet, derisa “dailypost.co.uk” ka bërë një shkrim për të gjitha karakteristikat e Grupit A, ku bëjnë pjesë Franca, Shqipëria, Zvicra dhe Franca.

Pas shortit të hedhur në dhjetor të vitit të kaluar në Paris, Kombëtaret e kanë mësuar fatin e tyre. Për herë të parë Evropiani do të zhvillohet me 24 ekipe, duke zgjeruar formatin që aplikohet nga viti 1996.

Në formatin e ri nga 10 qershori deri më 10 korrik, finalistët janë ndarë në gjashtë grupe me nga katër skuadra, ku dy të parat kualifikohen drejtpërdrejt, derisa katër më të mirat e vendeve të treta gjithashtu sigurojnë një biletë për më tutje, shkruan albinfo.ch.

Ndeshjet do të zhvillohen në dhjetë stadiume si në Bordeaux, Lens, Lille, Lyon, Marseille, Nice, Paris, Saint-Etienne dhe Toulouse, derisa finalja në “Stade de France” në Saint Denis. Në Grupin A, bëjnë pjesë, Franca, Shqipëria, Rumania dhe Zvicra.

Franca (mikpritësit)

Trajner: Didier Deschamps, kapiten i Francën në triumfin në Kampionatin Evropian dhe Botëror, edhe pse u kritikua nga Eric Cantona.

Ylli i ekipit: Paul Pogba, i formuar në akademinë e Manchester United, ai gjeti vetën e tij te Juventusi dhe tani vlen 80 milionë funte.

Gjasat: Duke marrë parasysh se janë vendas dhe me lojtarë si Pogba dhe Hugo Lloris, Franca shihet njëra nga favoritet.

Kampionati më i mirë: fitues në 1984 dhe 2000.

Kualifikimi: Pa ndeshje, pasi janë vendas.

Duhet të dini: Edhe pse nuk kishte nevojë për kualifikime, Franca luajti në Grupin I me pesë Kombëtaret, si ndeshje miqësore, por rezultatet nuk u morën për bazë si kualifikuese.

Rumania:

Trajner: Anghel Iordanescu, njëri nga futbollistët më të mëdhenj rumun, 65-vjeçari u rikthye nga pensionimi për të udhëhequr për herë të tretë vendin e tij.

Ylli i ekipit: Razvan Rat, anësori i majtë edhe pse nuk ka shumë hapësira në West Ham, por është shumë i rrezikshëm në ekipin kombëtar.

Gjasat: Edhe pse kanë një ekip solid, Rumania nuk është favorite dhe nuk pritet shumë dhe ndoshta nuk mund të kalojnë as grupin.

Kampionati më i mirë: Çerekfinalist më 2000.

Kualifikimi: 5 fitore, 5 barazime, asnjë humbje, përfunduan në vendin e dytë pas Irlandës Veriore, por shënuan vetëm 11 gola e pranuan dy.

Duhet të dini: Rumania kishte mbrojtjen më të mirë në kualifikime, duke pranuar vetëm dy gola.

Shqipëria

Trajner: Gianni De Biasi, ish-trajner i Torinos, drejton Shqipërinë nga viti 2011 dhe ka promovuar disa lojtarë të ri në ekip.

Ylli i ekipit: Lorik Cana, pasi luajti në PSG, Sunderland dhe Lazio, kapiteni i Shqipërisë tani është në Nantes.

Gjasat: Pasi u kualifikuan në një grupe të vështirë si me Portugalinë, Danimarkën dhe Serbinë, Shqipëria dëshmoi se mund të luajë mirë, por ata ende renditen si jo-favoritë.

Kampionati më i mirë: Hera e parë që kualifkohen

Kualifikimi: 4 fitore, 2 barazime, 2 humbje, ata e filluan me fitore në Portugali dhe arritën të renditën në vendin e dytë në Grupin I.

Duhet të dini: Shqipëria përfundoi e dyta në Grupin I, dy pikë më shumë se Danimarka, por mund të ishte ndryshe nëse nuk do të vendosej 3:0 kundër Serbisë në ndeshjen e ndërprerë në Beograd.

sipet

Zvicra

Trajner: Vladimir Petkoviq, boshnjaku që mori drejtimin ndaj Ottmar Hitzfeld pas Kupës Botërore më 2014, derisa më parë drejtoi Lazios drejt Kupës së Italisë.

Ylli i ekipit: Xherdan Shaqiri, “Messi i Alpeve” tashmë po luan në Stoke, derisa më herët luajti në Bayern Munich dhe Inter.

Gjasat: Një ekip me potencial, por arritja në 1/8 ndoshta duhet të jetë synimi i tyre.

Kampionati më i mirë: Faza e grupeve më 1996, 2004, 2008

Kualifikimi: 7 fitore, asnjë barazim dhe 3 humbje, përfunduan në vendin e dytë pas Anglisë.

Duhet të dini: Petkoviq, i cili mori ekipin nga fillimi i kampanjës, ia doli të kualifikojë Zvicrën përkundër humbjeve në dy ndeshjet e para flet italisht, frëngjisht, anglisht, spanjollisht, gjermanisht dhe rusisht.