Atletico nuk e dëshiron këtë skuadër në gjysmëfinale

Barcelona, që llogaritej si favorite kryesore për ta fituar sërish Ligën e Kampionëve, është eliminuar në çerekfinale të kësaj gare nga Atletico Madridi me rezultat të përgjithshëm 3:2.

Pas ndeshjes së madhe në Vicente Calderon, ku Atletico fitoi 2:0, mbrojtësi Filipe Luis, shpreson se do të shmangin Realin në gjysmëfinale të kësaj gare.

“Duam që ta evitojmë Real Madridin. Nuk duam që të përballemi me ta në gjysmëfinale”, ka thënë Luis.

“Barcelona ka sulmuesit më të mirë në botë, gjithmonë krijojnë shumë raste, por ne arritëm që t’i menaxhojmë shumë mirë ata”, shtoi Luis.

Atletico, Real Madridi, Bayern Munichu e Manchester City, janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të këtij edicionin në Champions, të cilët të premten do të mësojnë kundërshtarët duke filluar nga ora 11:30.