Messi: Besojmë ende te tripleta

E ka shfrytëzuar pragndeshjen me Atleticon për të thyer heshtjen pas ndalesës me Sociedadin në kampionat dhe rikthyer edhe një herë optimizmin në kampin katalanas.

Lionel Messi ka lëshuar një mesazh nëpërmjet rrjeteve sociale se nga mentaliteti i skuadrës nuk ka ndryshuar asgjë pas rihapjes së La Ligës dhe se katalanasit janë të vendosur për të luftuar deri në fund për tripletën historike. “Mentaliteti ynë vazhdon të jetë i njëjti. Ne punojmë gjithë sezonin për të arritur në finale dhe mundur të fitojmë trofetë. Vazhdojmë të besojmë te vetja”, shkroi argjentinasi në mesazhin e tij.