Barcelona sfidon ferrin “Calderon”, Simeone bën gati kurthin (Foto Lajm)

Sonte në mbrëmje në “Vincente Calderon” do të rikthehen emocionet magjike të Ligës së Kampionëve. Blaugranët morën një fitore shumë të vuajtur në ndeshjen e parë në shifrat 2-1, dhe do të kërkojnë që ta ruajnë, por duhet të kenë kujdes pasi Atletico nuk është një skuadër e thjeshtë për t’u mundur.

238191
Ekipi i Simeones është skuadra e fundit që ka eliminuar Barcelonën në një faze me eliminim të drejtë për drejtë në Champions League në sezonin 2013-14.

Të dy skuadrat po kalojnë momente të kundërta. Vendasit janë në super formë dhe janë vetëm 3 pikë në kampionat, ndërkohë që blaugranët vijnë pas dy humbjeve në La Liga. Atleticos sot i mjafton edhe një fitore minimale 1-0 për të kaluar në fazën tjetër.