Messi nuk e don këtë lojtar tek Barcelona

Messi është komandanti i dhomave të zhveshjes tek Barcelona, dhe kjo gjë tashmë është e ditur. Sulmuesi argjentinas ka patur një debat me tone të ngritura me trajnerin Luis Enrique lidhur me aktivizimin e mesfushorit brazilian Rafinha Alcantara në humbjen e Barcelonës në udhëtim tek Sociedad (1-0), transmeton Gazeta Sheshi.

“Nuk e di si mund ta fusësh në lojë një futbollist i cili ka muaj që nuk luan dhe përgatitja e tij fizike është shumë e dobët”, besohet ti ketë thënë Messi, trajnerit Enrique.

Për argjentinasin sfida ndaj Sociedad ka qenë vendimtare ndaj kanë mundur të mbyllin qështjen e titullit kampion, deri sa tani rrezikojnë gjashtë javë para kampionatit, me 3 pikë larg Atleticos dhe katër ndaj Realit.

/Gazeta Sheshi/