Zanetti tregon të ardhmen e Icardit

Javeier Zanetti e ka bërë të qartë se Interi nuk dëshiron që ta shes Mauro Icardin.

Ka kohë që spekulohet për të ardhmen e sulmuesit argjentinas, Mauro Icardi, i cili u transferua te Interi nga Sampdoria në vitin 2013.

Megjithatë, legjenda e Interit, Javier Zanetti, ka thënë se Interi nuk do ta lë të lirë kapitenin, për të cilin interesohet Chelsea.

“Icardi është sulmuesi dhe kapiteni jonë. Ne nuk duam që ai të largohet. Të gjithë shpresojmë se Icardi do të qëndrojë këtu edhe për shumë vite”, ka thënë Zanetti.

Icardi ka kontratë me Interin deri në qershor të 2019’tës.