Dhjetë të lënduar në një aksident trafiku në Fushë-Kosovë (Foto)

Dhjetë persona janë lënduar si pasojë e aksidentit të ndodhur në magjistralen Prishtinë- Fushë Kosovë, përkatësisht afër selisë së Bankës Botërore në Kosovë.

Në vendin e ngjarjes shihet vetura e ndihmës së shpejtë dhe Policia.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për KosovaPress se në aksident janë përfshirë 5 vetura.

Hoxha tha se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 10 persona, të cilët janë dërguar menjëherë për tretman mjekësor.