Reali mesazh Wolfsburg-ut, “poker” ndaj Eibarit (Video)

Pas turpërimit në Champions League nga Wolfsburg, Realit është rikthyer në rrugën e fitoreve në La Liga, duke fituar me “poker” ndaj Eibarit.

Serinë e golave e hapi me një sup er gol Rodriguez që në minutën e 5-të. Lucas dyfishon në të 18-të, ndërkohë që 1 minutë më vonë Ronaldo do të realizonte golin e tretë të sfidës.

Jese do të mbyllte gjithçka në minutën e 39-të. Në pjesën e dytë “galaktikët” nuk shënuan më asnjë gol.