“Kërcënohet” Reali, Wolfsburgu gjen mënyrën e kualifikimit

Wolfsburgu befasoi Real Madridin në Gjermani duke e mposhtur 2:0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Të martën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese e kësaj përballjeje, ku madrilenëve u duhet një fitore me diferencë prej tre gola për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Championsit.

Trajneri i Wolfsburgut, Dieter Hecking, duke folur për ndeshjen e vikendit kundër Mainzit, është pyetur edhe për sfidën kthyese ndaj Realit.

Hecking mendon se skuadra e tij ka shanse të mira që të kualifikohen në fazën tjetër të Championsit, sidomos nëse shënojnë një gol në ‘Santiago Bernabeu’.

“Askush nuk besonte, por jemi afër që të arrijmë gjysmëfinalen. Kam kërkuar nga lojtarët që të jenë të qetë në ‘Santiago Bernabeu’. Nëse i shënojmë një gol, ata më pas duhet të shënojnë katër gola”, ka thënë trajneri i Wolfsburgut.