Zbulohen fotot, Conte “bombardon” me transferimin e parë

Radja Nainggolan do të jetë top-përforcimi i parë i Antonio Contes në Chelsea.

Lajmi është bërë i ditur nga “Corriere dello Sport”, e cila ka siguruar edhe foto nga takimi mes klubeve.

Gazeta italiane e ka kapur drejtorin sportiv të Romës, Walter Sabatini, gjatë qëndrimit në Londër, ku është negociuar transferimi i mesfushorit belg në “Stamford Bridge”.

Transferimi i Nainggolan te Chelsea do të kryhet për 43 milionë euro.

173519076-78241986-2347-46ce-a3d5-858c8e7b2f73