Shqelmi ndaj Zekës i kushton Kastratit

Komisioni Disiplinor i FFK-së, ka dënuar dy lojtarët e Superligës, Armend Kastrati (Drita) dhe Azem Bejta (Drenica), për shkak të kartonëve të kuq të marrë në ndeshjet e fundit.

Kështu, Bejta për shkak të ofendimit të gjyqtarit kryesor në takimin me Trepçën ’89 është pezulluar me tri ndeshje mos lojë.

Dënim të njëjtë ka marrë edhe kapiteni i Dritës, i cili për dallim nga Bejta shqelmoi Mevlan Zekën e Feronikelit, gjë që nuk është rasti i parë i tij që vepron në futbollin tonë.

Kastrati është pezulluar edhe nga klubi i tij.

Ndihmëstrajneri i Besës, Ekrem Veseli është pezulluar vetëm me masën ‘Qortim’.