E pabesueshme çfarë thotë trajneri i Vushtrrisë

Fitorja 2:0 e Vushtrrisë ndaj Gjilanit ka bërë që ekipi nga qyteti i vjetër t’i afrohet në vetëm një pikë Dritës që ndodhen në pozitën e dhjetë, atë të barazhit.

Kur të gjithë menduan se vushtrriasit janë përshëndetur nga elita, ekipi i trajnerit Rizvan Jetullahu tashmë kthehet në lojë dhe ka gjasa të mira të mbijetojë përmes barazhit.

Mirëpo, bazuar në deklaratat e Jetullahut, ekipi i tij mund të shpëtojë edhe pa barazh.

“Ne nuk i kemi humbur asnjëherë shpresat dhe nuk do t’i humbim deri në ndeshjen e fundit. Fitorja e sotme dëshmoi se ne kemi ekip për të siguruar barazhin, por besoj se ne do t’i ikim edhe barazhit”, theksoi Jetullahu pas duelit të sotëm.

“Kjo e sotmja ishte një fitore shumë jetike. Në ndeshjet e ardhshme do të mundohemi që së paku të mos lëshojmë pikë në Vushtrri. Ne do të luftojmë që t’i ikim edhe barazhit”, përfundoi Jetullahu.

Vushtrria ka 24 pikë në pozitën e dhjetë, kurse Drita një më shumë në pozitën e nëntë.