“Nëse Raul do niste karrierën nga e para do tejkalonte Messi-n dhe Ronaldo-n”

Barcelona's Argentinian forward Lionel Messi (R) vies with Real Madrid's captain Raul Gonzalez during their Spanish League football match between Barcelona and Real Madrid on November 29, 2009 at Camp Nou stadium in Barcelona. Barcelona won 1-0. AFP PHOTO / PIERRE-PHILIPPE MARCOU (Photo credit should read PIERRE-PHILIPPE MARCOU/AFP/Getty Images)

Felix Magath, trajner i disa skuadrave gjermane ka dhënë një intervistë për përstigjiozen spanjolle AS, me ç’rast ka komentuar duelin e çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ndërmjet Wolfsburg dhe Real Madrid, transmeton Gazeta Sheshi.

“Real Madridi është një skuadër favorite, këtë nuk e vë në diskutim. Madje ata së bashku me Bayern Mynih dhe Manchester United janë ekipet më të mira në Europë”, theksoi në fillim të intervistës Magath.

Në vazhdim ai thekson një detaj mjaft interesant rreth transferimit të Raul Gonzales në Schalke, për të cilin e kishte ndihmuar mbrojtësi Metzelder.

“Metzelder erdhi dhe më tha a dëshiron që Raul të vijë tek ne? I thash a je çmendur, çfarë do kërkojë ai këtu. Ai është njëri ndër lojtarët më të mirë që kam njohur. Është mendimi im, por nëse Raul do fillonte nga e para jam i sigurt se do tejkalonte Messi-n dhe Ronaldo-n, theksoi Magath.

Kujtojmë që Magath ishte trajner i skuadrës gjermane Wolfsburg me të cilën fitoi titullin e Bundesligës gjermane, në vitin 2009.

/Gazeta Sheshi/