Versaja në Silicon Valley

Cupertino, selia e Apple në Silicon Valley, aktualishtUna duket si ato qytetet e vogla me shtëpitë e ngjeshuar me njera-tjetrën, apo ato dyqanet në qendrat tregtare. Por jo shumë larg do ta shohim me një koncept të ri, ajo e unazës së Apple.

Kjo unazë e madhe do të shërbejë si selia qëndrore e gjigantit teknologjik. Disa muaj para se të ndërronte jetë në 2011, Steve Jobs e kishte konceptuar një projekt të tillë, ku struktura kozmike do të bëhej “zyra më e mirë e punës në botë”dhe që njerëzit në të gjithë botën do të udhëtonin ta shihnin. Që prej asaj kohe, rreth 13 mijë punëtorë kanë punuar në ndërtimin e unazës që ngjan me butonin e iPhone.

Edhe ambientet e brendshme do të jenë mjaft elegante dhe vizitorët nuk do të lejohen brenda në kampus, por mund ta admirojnë atë nga këndi i vrojtimit, një ndërtesë e ndarë.

Por teksa Apple po mundohet të krijojë një ikonë arkitektonike, Facebook është duke bërë të kundërtën. Duke kontaktuar me arkitektin e njohur amerikan, Frank Gehry, kompania kërkon një ndërtesë as të shtrenjtë por as të lirë. “Është një strukturë efikase. Nuk ka asnjë zbukurim në të”, thotë Lory Goler, nëndrejtor i burimeve njerëzore të Facebook.

Planet e Google janë më të guximshme. Ai kërkon ndërtimin e disa strukturave prej xhami që do të ndërthuren me njëra-tjetrën si një Lego, teksa departamente të ndryshme do të kërkojnë hapësira të ndryshme. Për të lëvizur këto struktura do të përdoret një vinç.

Vizionet e gjigantëve teknologjikë mund të jenë të ndryshme, por ata ndajnë të njëjtin qëllim. Planet e tyre janë funksionale, me zyra të hapura për të nxitur bashkëpunimin mes punonjësve.