Tefik Bajrami, “uragan” i vërtetë

Boksieri Tefik Bajrami ose uragani shqiptar mbetet edhe me tej kampion evropian, duke fituar me nokaut në raundin e parë kundër gjeorgjianit Grigol Abuladze

Uragani shqiptar që u shpall kampion i Evropës në boksin profesionist më 3 tetor në Podujevë, më 2 prill e mbrojti për herë të parë titullin e verzionit WBU.

Bajrami e feston fitoren e parë më të shpejtë në karrierën e boksit, pasi e nokautoi kundërshtarin që në minutën e dytë.

Radha tjetër synohet titulli i botës në kategorinë deri në 91 kilogramë.