‘Mediterranea’ do të hapë PriFest-in

“Mediterranea” e regjisorit italian Jonas Carpignano do të shënojë hapjen e Prishtina International Film Festival në fund të muajit prill në natën e hapjes me date 22 prill. Për më shumë, atë natë në Prishtinë do të jetë prezent edhe njëri nga aktorët e dy roleve kryesore, aktori Alassane Sy, i cili do të udhëtoje enkas në Prishtinë per te qene i pranishëm në natën Gala të hapjes së festivalit.

Mediterranea është filmi i parë i metrazhit të gjatë për regjisorin Carpignano dhe ka marrë kritika të shumta pozitive deri tani.

“Nëse për cdo situatë të vështirë aktuale që lexojmë në media do të dilte papritur një film kaq përmbajtësor dhe kuptimplotë sic është Mediterranea, ndoshta të gjitha problemet e botës do të mund të zgjidheshin”. – ishte mendimi i Jordan Hofmann në gazetën e njohur The Guardian, duke përshkruar Mediterranea-n pas premierës në Cannes Critics’ Week.

Fatos Berisha, Drejtor Artistik i Prishtina International Film Festival, shprehet shumë entuziast si për programin e filmave ashtu edhe për filmin që do të hape siparin e festivalit:

“Unë nuk arrita ta shoh këtë film në Cannes, por patjetër se dëgjova shumë për te dhe në momentin që e pashë mendova se ky është mesazhi që ne duhet të japim. Andaj ky film duhet të hape festivalin. Jam shumë i lumtur që e morëm këtë film në festival dhe publiku ynë do të ketë kënaqësinë ta shohe në natën e hapjes.”

Ajo që do ta bëje hapjen e festivalit edhe më të vecantë këtë vit është se menaxhmenti i festivalit ka vendosur që të ketë dy projeksione të filmit njëkohësisht në mënyrë paralele, një në hapsirën kryesore të festivalit dhe në në Open air apo në skenën e ngritur në qiellin e hapur në qendër të qytetit te sheshi Zahir Pajaziti, ku publiku do të ketë mundësi të ulet dhe të shikojë premierën, filmin e hapjes gratis dhe pa pasur nevojë për ndonjë ftesë.

“Është film që ka një mesazh shumë të fuqishëm dhe reflekton në atë se cfarë po ndodh në botë sot, dhe publiku ynë e ndjenë këtë temë shumë afër prandaj mendojmë se duhet dhënë mundësia që një numër më i madh i audiencës dueht t’i jepet mundësia të shikojë filmin premierë në mbrëmjen e hapjes së festivalit PriFest me date 22 prill” – shtoi Berisha.

Prishtina International Film Festival do të ketë edicionin e 8të në datat 22-29 prill 2016.

PREMIERE / MEDITERRANEA – Jonas Carpignano / 1h 47min / Itali, Francë, SHBA, Gjermani, Qatar 2015
Dy meshkuj bëjnë një udhëtim të rrezikshëm nga Afrika për në Itali, në kërkim të një jete më të mirë, mirëpo pastaj ballafaqohen me armiqësi dhe dhunë në këtë shikim shokues të betejës jetë apo vdekje të refugjatëve.

Vazhdoni të na përcillni në mëngjes nesër kur dhe do të shpalosim një pjesë të programit të filmave: Programin Europian Konkurrues dhe PriDocs.