Formacionet zyrtare: Barcelona – Real Madrid

Barcelona dhe Real Madridi do të përballen në Camp Nou duke filluar nga ora 20:30. Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të xhiros së 31’të në La Liga.

Katalunasit kanë 10 pikë më shumë se Los Blancos, në rast fitores, do të ishin edhe më afër titullit. Në anën tjetër, Reali do të kërkojë ta ngushtojë diferencën në shtatë pikë, për ta bërë edhe më interesante La Ligën deri në fund të kampionatit.

Barcelona: Bravo, Alves, Pique, Mascherano, Alba, Busquets, Rakitic, Iniesta, Messi, Neymar dhe Luis Suarez

Real Madrid: Navas, Carvajal, Pepe, Ramos, Marcelo, Casemiro, Modric, Kroos, Bale, Cristiano dhe Benzema.