Zabërgja: Dritën e rrespektojmë, mirëpo do ta mposhtim

Llapi dhe Drita është dueli që do e hapë fazën e tretë dhe finale të Raiffaisen Superligës së Kosovës në futboll. Dy skuadrat me ambicje krejtësisht të kundërta në këtë edicion, por mbi të gjitha me traditë dhe rivalitet të madh, tani e moti kohë. Për futbollistin e skuadrës së Llapit Enis Zabërgja me rëndësi do jenë pikët, megjithëse nuk do jetë e lehtë përballë Dritës, njofton Gazeta Sheshi.

“Jemi përgatitur për këtë duel si për çdo duel tjetër. Kemi rrespekt për Dritën, pasi që është një skuadër me traditë dhe e dimë se nuk do jetë lehtë për ne. Mirëpo, me angazhim e të gjithë lojtarëve besojmë se do të shënojmë fitore në fund”, deklaroi Zabërgja për Gazetën Sheshi.

Llapi dhe Drita janë ndeshur dy herë këtë edicion, dhe dy takimet kanë përfunduar me rezultat të barabartë. Në duelin e fazës së parë në Merdarë, skuadrat kishin ndarë pikët pasi kishin luajtur 3-3, ndërkohë në Gjilan ndeshja ishte mbyllur 2-2.

Dueli i parë i javës së 23-të zhvillohet ditën e premte me fillim nga ora 14:00.

/Gazeta Sheshi/