Lajm katastrofal për Barcelonën para El Clasico-s

Barcelona ka marrë një goditje mjaft të rëndë para duelit më të rëndësishëm të vitit dhe njëherit për fazën finale të kampionatit. Futbollisti francez Jeremy Mathieu i ka thënë lamtumirë sezonit për pjesën e mbetur të sezonit, transmeton Gazeta Seshi.

Mbrojtësi shtatëlartë u lëndua në duelin miqësor që përfaqësuesja e Francës e zhvilloi ndaj Rusisë (4:2). Mathieu nuk arriti të qëndroj për më tepër se tetë minuta në terenin e lojës, duke u larguar kështu me karrocën ndihmëse, për të mos u kthyer më.

mathieuMediat franceze kanë raportuar për një lëndim të miniskusit të këmbës së djathtë, me ç’rast anëtarit të Barcelonës do ti duhet të operohet dhe me këtë rast do të mungojë dy deri në tre muaj. Kështu që sezoni për të mund të quhet i mbaruar.

/Gazeta Sheshi.