Dy raste të dyshimta me H1N1 në 24 orët e fundit në Kosovë

Brenda 24 orëve në Kosovë janë shënuar dy raste të dyshuara të gripit të derrit, H1N1.

Kështu bën me dije Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, sipas të cilit pacientët janë shtruar dhe për këto raste po pritet rezultati.

Përmes një komunikate bëhet e ditur, se në sezonin 2015/2016 në QKUK janë raportuar 6 raste të vdekjes, raporton KTV.

“Në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar edhe tre pacientë me gjendje të rëndë shëndetësore, prej të cilëve 1 rast pozitiv në Influencë A, dhe dy raste kanë rezultuar negativ”, thuhet në komunikatën e këtij instituti, i cili ka apeluar te të gjithë drejtorët rajonalë të Shëndetësisë Publike të ngrihet niveli i vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.

Zyrtarët e IKSHP-së tërheqin vërejtjen se virusi H1N1 bën pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm dhe simptomat e sëmundjes janë të ngjashme me gripat e zakonshëm.