Ja si do ta marrë detyrën e presidentit Hashim Thaçi

Presidenca e Kosovës edhe zyrtarisht ka njoftuar se një ditë pas betimit para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, më 8 prill, në sheshin “Skënderbeu”, do të organizohet edhe inaugurimi ceremonial i presidentit të ri.

Sipas njoftimit, në këtë ceremoni do të marrin pjesë presidentë shtetesh, kryeministra, ministra e zyrtarë të tjerë të shteteve dhe institucioneve të ndryshme ndërkombëtare.

Gjithashtu, do të marrin pjesë kori diplomatik i akredituar në vendin tonë, përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në vendin tonë, përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare e vendore dhe miq të shumtë të Kosovës.

Ndryshe, Thaçi është zgjedhur president më 26 shkurt në Kuvendin e Kosovës./KosovaPress/