Mourinho insiston në futbollistin e Real Madrid-it

Tabloidi britanik Daily Star ka shkruar në pasditen e së hënës për objektivin e ri të klubit nga Old Traford. Tashmë me Jose Mourinho-n si kandidat potencial për të udhëhequr skuadrën nga Manchesteri, futbollisti i Real Madrid-it, James Rodriguez bëhet objektivi kryesor i djajve, transmeton Gazeta Sheshi.

Kolumbiani po kalon në një periudhë krize tek skuadra mbretërore, e cila tashmë duket se e ka vënë në merkato 80 milionshin e verës së shkuar. James nuk po gjen rehati në formacion edhe pas ardhjes së Zinedine Zidane-s në stolin madrilien, prandaj largimi i tij nga Santiago Bernabeu duket se po ecën në rrugën e duhur.

Mbretërit tashmë e dinë se nuk mund të përfitojnë shumën për të cilën u ble kolumbiani, mirëpo nuk do dëgjojnë për asnjë ofertë që kap vlerën më të vogël se 50 milionë euro.

/Gazeta Sheshi/