Mbyllet faza e dytë e kampionatit, kështu duket tabela

Feronikeli e ka fituar kryendeshjen ndaj Trepçës ’89 në udhëtim me rezultat 3:1, por ka mbetur në vendin e dytë.

Në duelet tjera, Prishtina arriti fitore të rëndësishme ndaj Gjilanit, 1:0, ashtu sikurse edhe Vushtrria me Istogun (1:0).

Befasia e ditës ishte Drenica, e cila mposhti Dritën në udhëtim 1:0.

Ndërkohë, barazimi i vetëm i ditës u shënua në takimin Besa-Llapi (0:0).

Pas fitores ndaj Lirisë me shifrat 3:0, Hajvalia mbetet lidere me 41 pikë, aq sa ka edhe Feronikeli, por me goldallim më të dobët.

aaaaaaaa-1