Eliminoni dhjamin nga shpina me këto ushtrime të thjeshta!

Nëse keni frekuentuar palestrat, ju tashmë e dini se sesionet e ushtrimeve përqendrohen më shumë në fushat më të dukshme të trupit, të tilla si fundshpinë, stomak dhe këmbë.

Këto katër ushtrime mund t’i praktikoni për të ndërtuar muskuj në supe, krahë dhe pjesën e sipërme të trupit, sidomos në pjesën e shpinës.

Duhet të kryeni 3 grupe për çdo ushtrim, duke e përsëritur 15 herë secilin set. Shtanga e dorës duhet të jetë 5­10 kile.

Ulni bustin dhe zhvendosni vithet mbrapa. Tërhiqni krahët jashtë dhe kur ngrini peshat përpiquni të sforconi më shumë pjesën e shpinës se sa krahët.

Në të njëjtin pozicion, mbani peshën në njërën dorë dhe më pas kalojeni në dorën tjetër, duke e ulur dhe ngritur 15 herë me secilin krah.

Ky ushtrim kërkon të qëndroni me këmbët drejt dhe vithet e nxjerra mbrapa. Përkuluni dhe qëndroni përsëri drejt.

Qëndroni në të nëjtin pozicion duke mbajtur krahët hapur. Formoni një kënd 90 gradë mes supeve dhe krahëve. Shtyni duart drejt belit dhe më pas kthejini në pozicionin e fillimit.